Categories: Uncategorized

Khedira: Mourinho trajneri më i mirë që kam pasur, Ronaldo prej më i madhi në histori

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, përmes një rrëfimi në Instagram, ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij

“Gjatë gjithë karrierës time kam pasur trajnerë të shkëlqyeshëm. Unë kam qenë në gjendje të mësoj nga çdo trajner, edhe kur nuk më pëlqenin disa gjëra të tyre, unë merrje ato pozitive”.

Të lidhura

None found

“Më mbresëlënësi ishte Mourinho, ai më besoi. Hapi më i madh ishte kalimi nga Stuttgart në Real Madrid pas Kupës së Botës 2010. Ai më dha shumë njohuri teknike dhe më përmirësoi si person, kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të dhe e ndjej akoma edhe sot”.

“Unë e admiroj atë si trajner. E zgjedh Mourinhon”, ka thëën Khedira për pyetjen se cili është trajneri më i mirë që ka punuar me të.

Gjermani gjatë intervistës ka thënë se puna që bën si futbollist është domosdoshme.

Ai është ndalur të flas edhe për Cristiano Ronaldon me të cilin ka luajtur edhe te Real Madridi.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu një person fantastik. Kam luajtur me të për shtatë vjet, pesë për Realin dhe dy për Juventusin”.

“Sipas mendimit tim ai është një nga më të mirët në histori. Ai ka aftësi, ambicie, ai gjithmonë dëshiron të fitojë edhe në stërvitje”.

“Ai është një model për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë lojtarët dhe jam shumë i lumtur që kam mundësi të stërvitem me të”, ka thënë Khedira.

të fundit

Lufta në Ukrainë vijon, Polonia shqyrton zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit ndërsa rriten tensionet pas sulmit në Libi

Lufta në Ukrainë vijon pa shenja të ndërprerjes së luftimeve, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Sulmet…

2 minutes ago

Mattel prezanton Barbie-n e dytë kushtuar Mariah Carey-t, me frymëzim nga hiti i Krishtlindjeve

Mariah Carey do të ketë një tjetër kukull Barbie të krijuar në nder të saj. Mattel ka prezantuar modelin e…

3 minutes ago

Reali dhe Barcelona mbajnë gjallë synimin për të transferuar Haalandin

Real Madridi dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga ideja për të transferuar Erling Haalandin, duke shpresuar që të realizojnë…

8 minutes ago

Mbi 100 gjoba ndaj protestuesve, Policia i drejtohet Gjykatës Administrative: Të ekzekutohen masat e marra

Policia e Tiranës ka nisur procedurat ligjore për ekzekutimin e mbi 100 gjobave të vendosura ndaj personave që morën pjesë…

8 minutes ago

Pacolli: Restaurimi i lumenjve nis në katër komuna për të ulur rrezikun e përmbytjeve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka nisur një fazë e re e…

9 minutes ago

SSO: Electricity produced domestically met 96.6 percent of consumption in Macedonia

Konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend në shtator të vitit 2026, ishte 448.847 megavat orë (MWh), i gazit…

9 minutes ago