Barcelona vijon të këmbëngulë për të transferuar në “Camp Nou” sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, por Interi e ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga kartoni i tij për asnjë cent më pak se 111 milionë eurot e parashikuara në klauzolë.
Përballë ofertës shumë më të ulët të katalanëve, drejtuesit e Interit kanë bërë një tjetër lëvizje, pasi kanë nisur negociatat me menaxherët e sulmuesit për të rinovuar kontratën me përmirësim të ndjeshëm të pagës.
Bëhet fjalë për një kontratë të re bashkëpunimi, me vlefshmëri deri në verën e 2025-ës dhe me pagë prej 6 milionë eurosh neto, plus bonuset, dukshëm më e lartë sesa ajo aktualja, ku përfiton më pak se 3 milionë euro bashkë me bonuset.
Me këtë pagë Lautaro do të kalonte në listën e futbollistëve më të vlerësuar ekonomikisht nga Interi, pasi më tepër fitojnë vetëm Lukaku, Eriksen e Sanchez, ndërsa kaq ose afërsisht kaq fitojnë futbollistë si Hakimi, Godin dhe ndoshta edhe Vidal, nëse vendos të transferohet në Milano.
Synimi i drejtuesve të Interit është ta shndërrojnë argjentinasin në njeriun imazh të skuadrës dhe njëkohësisht të heqin edhe klauzolën e prishjes së kontratës, ose të paktën ta rritin atë në një shifër më të lartë se 150 milionë euro.
Nga ana tjetër edhe vetë Lautaro, duke parë situatën që po kalon Messi në “Camp Nou”, nuk është më i joshur për një transferim te Barcelona dhe po përgatitet të presë fëmijën e tij të parë në Milano, një qytet ku jeton bashkë me të fejuarën e tij dhe ku ndihen vërtetë mirë.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…