Categories: Uncategorized

Kërcënohet me vdekje presidenti, trajneri portugez ia plas publikisht

Pavarësisht vendit të dytë në klasifikim, në kampin e Olympique Marseille situata nuk është aspak e këndshme. Kjo për shkak të vendimit të fundit të presidentit të klubit, Jacques-Henri Eyraud, për të emëruar një përgjegjës të ri për merkaton: Paul Aldridge.

Mediat raportojnë për kërcënime me vdekje të mbërritura në adresë të presidentit, të denoncuara dje në polici, ndërkohë që trajneri i skuadrës André Villas-Boas, komentoi me ftohtësi lajmin, pasi mbërritja e Aldridge mund të rrezikojë pozitat e Andoni Zubizarreta, drejtori sportiv që aq fort e deshi dhe me të cilin është shumë i lidhur.

“E mësova lajmin javën e kaluar nga vetë Andoni, por e di që ishte marrë si vendim që më datë 30 dhjetor. I takon presidentit të sqarojë motivet dhe situatën, por mua më çuditi dhe nuk dua të flas shumë.

Ne ja dolëm të sjellim stabilitet në një prej klubeve më të çekuilibruar dhe emotiv në botë”, deklaroi Villas-Boas, teksa raportohet se është planifikuar një takim mes presidentit dhe trajnerit portugez, në tentativën për të qetësuar gjakrat.

të fundit

“Duhet të kemi një arkitekturë të re sigurie”/ Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në

Ditën e sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se duhet një arkitekturë të re sigurie në Ukrainë. Gjatë fjalës…

17 minutes ago

Samiti në Tiranë/ Emmanuel Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

Ditën e sotme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi në Samitin e Komunitetit Evropian në Tiranë, se Europa duhet të…

33 minutes ago

Votat nga Greqia/ Logu: Patronazhistët dorëzuan masivisht zarfe, po tjetërsohet vullneti i qytetarëve

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u shqyrtua kërkesa e Partisë Socialiste për të shfuqizuar vendimin, i cili parashikon lënien mënjanë…

48 minutes ago

Samiti/ Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52% të votave

Tirana sot teksa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga…

57 minutes ago

Procesi i numërimit për zarfet nga Greqia/ Përfundon seanca në KQZ, Celibashi zbulon se kur do të shpallet vendimi

Ka përfunduar seanca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku u shqyrtua kërkesa e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për marrjen e…

1 hour ago

Gurë në rrugë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen

Mbrëmjen e djeshme, reshjet e pandërprera të shiut të nisura që kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Rrëshen. Si pasojë…

2 hours ago