Pandemia e Koronavirusit ka gjunjëzuar botën, megjthatë në tërë globin ka ende kampionate futbolli që po zhvillohen normalisht. Bëhet fjalë për vende të tilla si Bjellorusia, Nikaragua, Taxhikistani si dhe Burundi. Në vendin afrikan (Burundi) sezoni, sipas programit, do të mbyllet brenda majit, por kalendari ka ndryshuar, por jo për faj të COVID-19.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Burundit, Reverien Ndikuriyo, njoftoi shtyrjen e disa takimeve, pasi në stadiumet e futbollit do të organizohen mitingje para zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative të 20 majit. Ndikuriyo nuk bëri asnjë referencë për rreziqet shëndetësore që lidhen me vazhdimin e sezonit të futbollit, duke kujtuar vetëm masat parandaluese të rekomanduara nga qeveria: “Matni temperaturën dhe spërkatni duart me një dezinfektues në hyrje të stadiumeve.” Deri tani, në Burundi janë zhvilluar 27 nga 30 javë gjithsej të kampionatit.
Ndërkohë, në Bjellorusi, ku kampionati ndjek vitin kalendarik, është arritur te java e 4-t (të enjten do të luhen dy takime të raundit të 5-të), në Taxhikistan java e tretë do të zhvillohet fundjavën e ardhshme, ndërsa turneu “Clausura”, që po zhvillohet në Nikaragua, është në javën e 16-të.
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…
Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…
Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…