UEFA ka qenë e qartë në idetë e saj teksa u ka bërë të ditur klubeve europiane se ky sezon futbollistik duhet të përfundojë deri në datën 3 gusht, përfshirë edhe Kupat e Europës, Champions League dhe Europa League.
Në këtë mënyrë janë disa variantet që kompeticioni më i rëndësishëm për klube të përfundojë deri në 3 gusht. Ideja është që ndeshjet e mbetura në Champions League të luhen në harkun e 15 ditëve mes gjysëms së dytë të korrikut dhe fillimit të gushtit, por duhet gjetur një zgjidhje për formatin.
Hipotezat për të mbyllur këtë sezon të Championsit janë 4.
Të përfundohet gjithçka me formatin aktual, pra të luhen 4 ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8 dhe të vazhdojë gjithçka në çerekfinale me ndeshje vajtje-ardhje për një total prej 17 takimesh që do të zhvillohen të gjitha në fushë neutrale. Varianti i dytë është për një Final Eight, me ndeshje teke me eliminim në një fushë të vetme.
Opsioni i tretë është një Final Four si në Euroleaguen e basketbollit, që do të niste në gjysmëfinale ndërkohë që do të luheshin në total 11 ndeshje në harkun e tre javëve për të mbyllur kompeticionin. Varianti i fundit dhe ai i 4-t është që të luhen 11 ndeshje teke midis 1/8-ave, çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales për të mbyllur këtë sezon.
Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…
Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…
Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…
Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…