Categories: Uncategorized

Karantina shtyn De Bruyne të zgjasë karrierën

Mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, thotë se vendosja në karantinë shkaku i krizës së koronavirusit e ka shtyrë atë të vendosë të zgjasë karrierën e tij.

Kevin de Bruyne nuk ka luajtur futboll që nga 1 marsi shkaku se të gjitha garat janë pezulluar shkaku i virusit Covid-19 që ka goditur botën. Në vend të kësaj, ai ka qenë duke qëndruar në shtëpi me familjen e tij.

Kjo përvojë i ka ndihmuar De Bruynes ta kuptojë se sa i vlefshëm është futbolli për të dhe 28-vjeçari tani synon ta zgjasë karrierën e tij edhe për dy sezone më shumë.

“I kam thënë bashkëshortes time se dua të vazhdoj të luaj futboll edhe për më gjatë”, ka thënë De Bruyne në një lidhje të drejtpërdrejtë të tij në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Pas kësaj karantine, unë nuk mund të qëndroj më në shtëpi. I kam treguar asaj se do të vazhdoj të luaj edhe për dy vjet më shumë”.

“Ka ardhur koha të luajmë futboll sërish. Mua po më mungon shumë dhe është e vështirë, Por, ne nuk jemi të rëndësishëm, futbolli s’është i rëndësishëm. Njerëzit e duan futbollin, por ne duhet të të rrimë të sigurt”.

“Kam qenë tash e dy javë vetëm në shtëpi”.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

47 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago