Sevija fitoi sot trofeun e 6-të të Ligës së Europës, duke triumfuar në finale ndaj Interit, me rezultatin 3-2.
Në prononcimin pas ndeshjes, kapiteni i skuadrës spanjolle, bëri një dedikim special, për ish-shokët e skuadrës që nuk jetojnë më si Antonio Rejes dhe Antonio Puerta. Në prononcimin për “Sky Sport”:
“Ky grup e meritonte këtë fitore. Kemi luftuar gjatë gjithë vitin dhe ia dolëm mbanë, pavarësisht situatës së vështirë, që jetuam të gjithë. Ne e kapërcyem atë me një dëshirë të jashtëzakonshme dhe falë mbështetjeve të tifozëve. Fakti që ngrita trofeun si kapiten do të thotë shumë për mua. Ky trofe shkon për miqtë që nuk jetojnë më, si Rejes, ose për ata që po kalojnë momente të vështira. Fitorja është për të. Lotët e Lopeteguit? Ai punon 24 orë në ditë për Sevijan. E meritonte fitoren”, u shpreh Navas.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…