Kapiteni i Aston Villës përplasi mëngjesin e sotëm makinën e tij, një Range Rover që kushton 80 mijë paundë, pasi kishte kaluar natën në shtëpinë e një miku.
Edhe pse Jack Grealish u bëri thirrje njerëzve të qëndronin në shtëpi, për vete e theu rregullin e karantinës, ku mesa duket ka qenë në ndonjë festë të organizuar nga miku i tij.
24-vjeçari shihet pranë makinës së dëmtuar, teksa nga dëshmitarët thuhet se ai ka goditur një furgon të parkuar dhe më pas dy Mercedezë të tjerë (njëri kushton 30 mijë paundë dhe tjetri 20 mijë).
Grealish thuhet se u kishte thënë që do t’ua paguante dëmin para se të vinte policia.
Ndërsa një fqinj ka thënë: “Festa ka vazhduar tërë natën. Ishte e padurueshme. Zhurma ka ndaluar vetëm një kohë të shkurtër kur. Pas orës 8 të mëngjesit, kishte një seri përplasjesh të fuqishme që u dëgjuan nëpër banesa”.
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…