Real Madrid dhe PSG pritet të kenë një “luftë të ashpër” në merkaton e ardhshme, pasi është mësuar se skuadra e Chelseat është e gatshme të lërë të largohet kampionin e botës me Francën, N’Golo Kante. Të dy klubet do të nënshkruanin menjëherë me francezin 29-vjeçar, i cili vlerësohet si një nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në qarkullim në dekadën e fundit.
Kante u bë një nga emrat më të njohur në Europë që kur filloi të luante me Leister, duke fituar titullin atje nën drejtimin e Ranierit. Por Chelsea po mendon të ardhmen e tij duke parë moshën dhe faktin se në sezonin e fundit ka qenë shpeshherë i dëmtuar dhe jo në formën e duhur.
Sipas mediave angleze, Zidan kërkon të formojë një grup me lojtarë francezë që njeh mirë dhe Kante do u bashkohej emrave si Pogba e Mbape, gjithmonë nëse klubi arrin t’i transferojë. Por PSG me siguri nuk do të heqë dorë lehtë nga mesfushori gjithashtu, pasi e sheh atë si një investim shumë të rëndësishëm. Fakti se ai është i rritur në Paris, bën francezët më optimistë se mund të bindin lojtarin t’u bashkohet në të ardhmen atyre.
Kontrata e Kante me Chelsean përfundon në vitin 2023, por klubi anglez është gati të dëgjojë ofertat për të, pasi mendon se ato shuma mund t’i investojë për të siguruar një lojtar më të ri në moshë me perspektivë për të ardhmen.
Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…
Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…
Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Sipas policisë, një…
Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u…
Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas…