Categories: Uncategorized

Kandidati për president i Barcelonës: Klubi po rrezikon të falimentoj

Barcelona është në rrezik të falimentimit ekonomik dhe shkatërrimit moral, sipas kandidatit për president të klubit katalonas, Victor Font.

Në një letër të hapur drejtuar anëtarëve të Barçës dhe mediave, Font, i cili është lider i grupit të së ardhmes Si Al që kërkon ta marrë kontrollin në bordin e klubit, ia ka bërë një vlerësim të ashpër gjendjes së tanishme të trazuar parapa skenave në kampionin e La Ligës.

Kritikat e drejtpërdrejta të tij vijnë në fund të një jave turbulente, gjatë të cilës dorëheqje gjashtë anëtarë të bordit të presidentit aktual Josep Maria Bartomeu.

Zëvendëspresidenti në largim Emili Rousaud pastaj shpërtheu duke akuzuar se dikush po e plaçkit klubin. Këto akuza u kundërshtuan ashpër nga Barcelona.

“Tash e një kohë, projekti Si al e ardhmja i ka paralajmëruar anëtarët e Barçës se klubi po shkonte drejt një stuhie të përkryer; i duhej ta zëvendësonte gjeneratën e futbollistëve më të mirë në histori, ta ndërtojë një të ardhme dhe ta financojë zhvillimin e projektit ‘Espai Barca’ dhe të garojë kundër korporatave me të ardhura financiare gati të pakufizuara”.

“E gjithë kjo duhej të bëhej duke e ruajtur pronësinë e klubit në duart e anëtarëve dhe kapacitetet e tij garuese në futboll dhe në të gjithë sektorët e tjerë. Nëse rreziqet kanë qenë të mëdha atëherë, tani janë bërë gjigante. Jemi midis një pandemi që e ka ndalur planetin dhe do të kenë ndikim në të gjitha aspektet e jetës, po ashtu në sport, të cilin edhe sot nuk mund të shohim”, shtoi ai.

Ai e akuzoi Bartomeun për skandale, për publikimin e mosmarrëveshjeve brenda klubit, si në rastin e Neymarit dhe për shkarkimin e anëtarëve të bordit.

“Prishja e bordit të drejtorëve dhe ulja e madhe e të hyrave si pasojë e pandemisë e vënë klubin në rrezik të falimentojë ekonomikisht dhe të shkatërrohet moralisht. Mbaroi loja”, theksoi ai.

Bartomeu nuk është i obliguar të thërrasë zgjedhje deri në vitin 2021, atëherë nuk do të ketë të drejtë të kandidojë përsëri, edhe pse atij po i kërkohet të mbajë zgjedhje më herët.

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

5 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

5 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

5 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

6 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

6 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

6 hours ago