Jorginho dhe Maurizio Sarri thuhet se mund të ribashkohen.
Pak para merkatos së verës, mesfushori i Chelsea, Jorginho, thuhet se gëzon interesimin e Juventus, ku në krye është Maurizio Sarri.
Jorginho ka luajtur nën urdhrat e Sarri te Napoli por edhe te Chelsea. Tashmë thuhet se trajneri italian e dëshiron lojtarin edhe te Juventus, por agjenti i lojtarit ka thënë se nuk ka ndonjë hap konkret në këtë drejtim.
“Sarri asnjëherë nuk e ka telefonuar Jorginhon personalisht për të folur rreth Juventusit”, ka thënë Joao Santos, agjenti i Jorginho.
“Unë e di se ka fjalë nëpër gazeta, por ne nuk kemi pasur kurrë kontakt direkt me Sarri apo drejtorin sportiv të Juventus, Fabio Paratici”, shtoi agjenti.
“Të gjithë e dinë se ka lidhje të fortë mes Sarri dhe Jorginho, pas pesë viteve punë së bashku, nuk mund ta mohoj këtë, por duhet përmendur fakti se Jorginho ka tri vite kontratë të mbetur me Chelsea”, ishin fjalët e Santos.
Mbetet të shihet gjatë verës nëse Juventus do të nis ndonjë ofertë zyrtare për shërbimet e mesfushorit që përfaqëson Italinë.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…