Me vetëm dy pikë që ndajnë tri vendet e para, Seria A rrezikon të ketë një ecuri të denjë për një film triller.
Juventusi është i detyruar të reagojë dhe me ndeshjen e Kupës në horizont, Sarri duhet të mendojë edhe për sfidën me Breshan në “Allianz” dhe atë në transfertë më SPAL-in. Champions-i është një tjetër çështje, e cila rëndon në kalendarin e Juves me dy takimet kundër Lionit, që llogarinë e madhe do të bëjnë me Interin më 1 mars.
Zikaltrit kanë ndeshje më të vështira, të paktën në teori, sepse përveç impenjimit të dyfishtë në Ligën e Europës, duhet t’u bëjnë vizita në shtëpi Lacios dhe Juventusit. Në këto dy takime do të vendoset një copë e madhe e sezonit të zikaltërve, por vështirësitë janë detyrim kur pretendon titullin.SS Lazio vs SPAL Ferrara
Lacio po thyen rekord, por benzina duket drejt mbarimit. Lajmi i mirë është se duhet të përballojë vetëm kampionatin ku presin Interin e Bolonjën, teksa në mes të tyre do të udhëtojnë drejt ballafaqimit me Xhenoan.
Liverpooli po përgatitet të bëjë një tjetër lëvizje të madhe, këtë herë për sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, raportojnë…
Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por…
Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin…
Skuadra e Juventusit ka bërë bujë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për përgatitjet e saj për debutimin në Kampionat…
Në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë është zhvilluar mbrëmjen e sotme konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria” 2025, një event që…
Manchester City e nisi me fitore edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube në formatin e ri, pasi…