Categories: Uncategorized

Kalendari i javës së 26-të të Superligës, oraret e ndeshjeve

Kategoria Superiore do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 26-të, të cilat janë ndarë në dy ditë të ndryshme, 3 prej tyre të dielën dhe dy të tjerat të hënën në orën 18:00.

Të dielën në orën 14:00, Teuta do të presë në shtëpi Flamurtarin, në një ndeshje ku skuadra e drejtuar nga Edi Martini është dukshëm favorite, pasi po kalon një moment të mirë dhe do të kërkojë të konfirmohet në zonën europiane.

Megjithatë vlonjatët nuk kanë çfarë të humbin dhe luajnë të qetë në kampionat, ndërsa në javët e fundit kanë treguar se mund t’u hapin problem kundërshtarëve, asht si bënë me Bylisin disa ditë më parë, ku i shkëputën një barazim pa gola.

Po në të njëjtën orë, Luftëtari do të presë në Gjirokastër Bylisin, në një sfidë të cilën miqtë do të provojnë ta shfrytëzojnë maksimalisht, për të marrë fitoren e parë në kampionat, për vitin 2020, që duket se nuk ka nisur aspak mirë.

Vendasit kanë një skuadër me emra të rinj në moshë dhe duket e vështirë të bëjnë diçka përballë mallakastriotëve, ndërsa këta të fundit janë në moment të vështirë, por dukshëm favoritë për të marrë 3 pikët në Gjirokastër.

Në orën 17:00 vëmendja do të spostohet në “Selman Stërmasi”, aty ku kryesuesja e kampionatit, Tirana do të presë Laçin, një tjetër skuadër që po bën mjaft mirë, duke regjistruar tre fitore radhazi në tre javët e fundit.

Kryeqytetasit njohin vetëm fitore me Emanuel Egbo në stol dhe i vetmi hap gjysmë-fals është ai barazim ndaj Skënderbeut, ndërsa përballë Laçit do të kërkojnë suksesin e radhës, për të ruajtur distancën nga ndjekësit dhe pse jo për ta thelluar atë.

Nga ana tjetër kurbinasit janë eliminuar nga Kupa dhe tani kanë fokus maksimal kampionatin, si rruga e vetme për të siguruar një vend në Europë, ndaj përballë Tiranës do të provojnë të marrin qoftë edhe një pikë, që do t’i ndihmonte në realizimin e objektivit të tyre sezonal.

Të hënën në orën 18:00, Kukësi do të udhëtojë drejt Korçës për t’u përballur me Skënderbeun, në një ndeshje që është mjaft e rëndësishme për verilindorët, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të kompromentonte objektivin e tyre për të shkuar drejt titullit kampion.

Orges Shehi debutoi në stolin e Kukësit me një barazim pa gola ndaj Vllaznisë, ndërsa fitoren e parë do ta kërkojë pikërisht ndaj skuadrës që mori kaq shumë suksese si portier dhe që i dha njëkohësisht shansin për të ushtruar për herë të parë profesionin e trajnerit.

Skënderbeu nga ana tjetër po kalon një moment mjaft të mirë, me trajnerin Daja që i gëzohet maksimalisht rikuperimit të të gjithë lojtarëve dhe sheh të tijtë teksa luajnë mirë dhe fitojnë ndeshjet, duke u ngjitur ndjeshëm në renditje.

Po në orën 18:00, në “Loro Boriçi” do të luhet përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit, një sfidë mes dy skuadrave në krizë rezultatesh, që duan të rikthehen te fitorja, për të mos kapitulluar plotësisht përballë realizimit të objektivave sezonalë.

“Të kuqtë” e Sormanit vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe tani e shohin Tiranën plot 12 pikë para, ndërsa edhe objektivi për një vend në kupat e Europës do të komplikohej ndjeshëm nëse nuk do të vinte një fitore në Shkodër.

Nga ana tjetër Vllaznia vjen me moral të lartë pas një barazimi në transfertë ndaj Kukësit, por shkodranët kanë treguar se nuk dinë të menaxhojnë mirë presionin dhe emocionet kur luajnë para publikut të tyre, ndaj nuk është rastësi që në “Loro Boriçi” kanë dështuar në shumë takime.

Të dielën

Teuta-Flamurtari ora 14:00

Luftëtari-Bylis ora 14:00

Tirana-Laçi ora 17:00

Të hënën

Skënderbeu-Kukësi ora 18:00

Vllaznia-Partizani ora 18:00

të fundit

Dramë pas Eurovizionit: Pas një nate zhgënjyese në finale, këngëtarja britanike humb unazën e martesës

Një anëtare e këngës që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision, “Remember Monday”, ka zbuluar se humbi unazën e martesës…

9 minutes ago

Pas diagnostikimit me kancer, reagon për herë të parë Joe Biden

Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit se është diagnostikuar me një…

30 minutes ago

Zgjedhjet parlamentare/ Blushi: Kauzat për të cilat Meta ka luftuar do të mbrohen me zë të fortë nga PL në Parlament

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë publike ku falenderoi votuesit e kreut të…

34 minutes ago

Alimehmeti kritika besnikëve të Berishës: Disa të listës së mbyllur ishin thuajse të papranishëm në fushatë

Kandidati Ilir Alimehmeti tha se opozita duhet të marrë përgjegjësi për humbjen, ndërsa pranoi se disa elementë kanë çeduar. Ai…

46 minutes ago

“Shkodra Elektronike” pas Eurovisionit: Donim të fitonim zemrat tuaja

Pas emocioneve të natës finale të Eurovision 2025, që u mbajt më 17 maj, përfaqësuesit e Shqipërisë, “Shkodra Elektronike”, kanë…

1 hour ago

Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish në BE, për shkak të gripit të shpendëve

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e…

1 hour ago