Data 25 prill nuk është një ditë e zakonshme në klubin e Juventusit, pasi bardhezinjtë edhe dje vlerësuan të përkujtojnë me një postim në llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale, 25-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish futbollistit të tyre Andrea Fortunato.
Ky i fundit vdiq pikërisht në prill të 1995-ës, nga leukemia, kur kishte vetëm 24 vjeç dhe pas paraqitjeve mjaft të mira me Genoan, prej dy vitesh i ishte bashkuar Juventusit, ku luante si mbrojtës i majtë, ndërsa një herë të vetme pati fatin të veshë edhe fanellën e kombëtares italiane.
Por mes shumë mesazheve përkujtimore, në postimin e klubit bardhezi pati vend edhe për një “shaka pa kripë” të anësorit kolumbian Juan Cuadrado, që duke u nisur nga ngjashmëritë fizike, ngacmoi francezin Adrien Rabiot nëse ishte fotoja e tij ajo që ishte postuar.
Megjithatë pak më vonë kolumbiani reagoi nëpërmjet një postimi, ku kërkoi ndjesë për komentin e pahijshëm dhe sqaroi se e kishte bërë menjëherë sapo kishte parë foton, pa lexuar çfarë shkruhej.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…