Kur merkato e futbollistëve të rihapet, një nga “stuhirat” e verës do të jetë sërish ajo që lidhet me një transferim të mundshëm të Mauro Icardit te Juventusi.
E ardhmja e sulmuesit argjentinas te Paris Saint Germain është në dyshim të madh, pasi në verë atij i përfundon huazimi te kampionët e Francës, por me shumë gjasa Icardi nuk do të kthehet tek Interi.
None found
Dëshira e bomberit nga Rosario është të veshë fanellën e klubit bardhezi, por kjo nuk do të jetë e lehtë, prandaj për të bindur Interin, kampionët e Italisë janë gati të përdorin kartën Cuadrado.
Pavarësisht përgënjeshtrimeve të ardhura nga Parisi, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, dhe bashkëshortja menaxhere e Icardit, Wanda Nara, i kanë ruajtur kontaktet gjatë gjithë sezonit dhe në verë bardhezinjtë do të bëjnë çmos për të marrë Mauriton nga Interi.
Zikaltrit për t’u ulur në bisedime kërkojnë plot 70 milionë euro, ose ndonjë lojtar në shkëmbim që mund t’i pëlqejë Contes.
Sipas calciomercato.com, Juventusi është gati të përfshijë në bisedime kartonin e Juan Cuadrados që vlerësohet 20 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin bardhezi.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard…
Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot projektbuxhetin për vitin 2027 prej 4,27 miliardë euro. Kryeministri Albin Kurti tha se projektbuxheti…
Flamurtari - KukësiKa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Flamurtari – Kukësi, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë…
Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke fituar me rezultat 0-1 në udhëtim, në kuadër…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për…
Një 36-vjeçar nga Shkodra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, është…