Klaudio Markizio është rikthyer të flasë për ish-skuadrën e tij me të cilën shpenzoi mbi 10 vite si futbollist profesionist, ku ndër të tjera theksoi se lojtarët e Juventusit nuk do ta pranojnë titullin në tavolinë, si dhe u ndal të fliste edhe për disa çështje të tjera të rëndësishme.
Ronaldo- Më vjen keq që nuk munda të luaj me të, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.
Pogba- E takova vitin e kaluar dhe i tërhoqa veshin. I thashë çfarë po bën te Mançester Junajtid? Duhet të qëndroje te Juventusi. Shpresoj të rikthehet, duke qenë se do t’i bënte mirë atij dhe Juventusit.
Titulli në tavolinë- Lojtarët do të jenë të parët që nuk do ta pranonin dhe asnjë sportist nuk duhet ta bëjë këtë. Mendoj se në rast të mos rifillimit të sezonit, skudetoja nuk duhet të jepet.
Lotito- Nuk dua të kem debate me Lotiton, por nuk është as në qiell e as në tokë, për sa i përket idesë për “Play-off” midis Lacios dhe Juventusit për të caktuar fituesin e sezonit. Nuk mendoj se kampionati është çështje vetëm për 2 skuadra.
Tërheqja- Ishte zgjedhja e duhur, sepse gjuri nuk më lejonte të vazhdoja. Ishte vendimi më i zgjuar.
Inter- Është një skuadër që ka munguar prej kohësh, pavarësisht sesi do të përfundojë në renditje në fund të sezonit. Mendoj se është fillimi i një bazë të fortë për ta.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…