Mediumet italiane kanë zbuluar se Juventusi është futur në garë për ta transferuar yllin e ri të Brescias, Sandro Tonalin. Mirëpo, bardhezinjtë s’do ta kenë të lehtë ta arrijnë këtë transferim, shkaku i konkurrencës nga klubet e mëdha të Evropës.
Presidenti Massimo Cellino arriti ta mbajë në skuadër italianin e talentuar verën e kaluar dhe tashmë vlera e tij është shumëfishuar pas ndeshjeve në ligën elitare.
SportItalia raporton se klube të mëdha evropiane si Paris Saint-Germaini, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë të interesuara për mesfushorin, i cili tani vlerësohet me 50 milionë euro.
Mediumi italian shkruan se Juventusi është megjithatë favoriti për ta transferuar futbollistin, pasi që tashmë klubi është duke e planifikuar një të ardhme me Tonalin në skuadër.
Pasi e siguroi Dejan Kulusevskin nga Parma këtë muaj, Juventusi tani dëshiron t’i sigurojë shërbimet edhe të Tonalit, pasi që Interi dështoi në tentimin e vet për ta transferuar 19-vjeçarin.
Tonali ka luajtur në 18 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe e ka shënuar një gol dhe i ka bërë dy asiste. Megjithatë, ai s’ka arritur ta ndihmojë Brescian të dalë nga zona e rrezikut.
Ditën e sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se duhet një arkitekturë të re sigurie në Ukrainë. Gjatë fjalës…
Ditën e sotme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi në Samitin e Komunitetit Evropian në Tiranë, se Europa duhet të…
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u shqyrtua kërkesa e Partisë Socialiste për të shfuqizuar vendimin, i cili parashikon lënien mënjanë…
Tirana sot teksa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga…
Ka përfunduar seanca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku u shqyrtua kërkesa e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për marrjen e…
Mbrëmjen e djeshme, reshjet e pandërprera të shiut të nisura që kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Rrëshen. Si pasojë…