Edhe pas rinovimit me Wojciech Szczesnyn, te Juventusi nuk kanë hequr dorë nga ideja e transferimit të Gianluigi Donnarummas.
E ardhmja e Donnarummas është kthyer në temë kryesore te Milani. Italianit i skadon kontrata me Rosonerët në vitin 2021 dhe Milanit i duhet të tentojë rinovimin ose ta shesë atë këtë verë.
Skuadra që ka shfaqur më së shumti interesim për Donnarumman është Chelsea. Blutë janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për italianin, shifër kjo e pranueshme për Milanin.
Mirëpo SportMediaset, raporton se në garë është përfshirë edhe Juventusi dhe se Zonja e Vjetër ka përgatitur një ofertë për ta rrëmbyer Donnarumman para Chelsea.
Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit kartonin e Federico Bernardeschit dhe një shumë parash në këmbim të Donnarummas.
Milani ka shfaqur më herët interesim për Bernadeschin dhe mbetet ta shohim se a do ta pranojnë ofertën e Juventusit. /
Ditën e sotme, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur…
Fondacioni Firdeus, ka marrë përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, i cili…
Lëvizja Vetëvendosje sot ka propozuar sërish si kandidat për kryetar të Kuvendit, Dimal Bashën. Propozimin e Bashës e bëri deputetja…
Nicki Nicole, emri i vërtetë i së cilës është Nicole Denise Cucco, është një këngëtare, repere dhe kantautore e njohur…
Loredana Brati ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku ka folur për Big Brother VIP Albania 4 dhe për…
Gjykata e Posaçme, la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më…