Categories: Uncategorized

Juventusi e sheh Haaland si pasuesin e Ronaldos

Nuk është enigmë që Juvja është në kërkim të një sulmuesi për epokën post-Ronaldo apo për të zëvendësuar edhe Gonzalo Higuainin.

Në krye të listës së dëshirave të bardhezinjve janë Milik dhe Icardi, por pa u ndier drejtori sportiv Paratici po punon për një goditje akoma edhe më të madhe. Ndoshta jë menjëherë, por duke menduar për të ardhmën.

Bëhet fjalë për talentin norvegjez të Dortmundit, Erling Haaland, i cili po mahnit mbarë opinionin futbollistik me rritjen e tij eksponenciale.

Norvegjezin tek Juventusi e kanë piketuar si pasuesin e Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022. Milik kërkohet menjëherë dhe më pas, në verën e vitit 2021 të gjitha bateritë do të shkarkohen për Haaland.

Një operacion jo shumë i vështirë për t’u mbyllur me sukses, pasi Haaland ka klauzolë largimi 75 milionë euro dhe marrëdhëniet e bardhezinjve me menaxherin e sulmuesit, Mino Raiola, janë të shkëlqyera.

Gjithsesi, për Haaland duhet lëvizur shpejt, sepse edhe Reali i Madridit i është vënë pas dhe mund të ofrojë 100 milionë euro për kartonin e tij.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

4 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

4 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

5 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

5 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

5 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

6 hours ago