Juventusi është gjithmonë shumë i kujdesshëm përsa i takon merkatos në Europë dhe jo vetëm. Bardhezinjtë, pasi kanë siguruar argjentinasit Soule e Barrenechea, kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Santosit, Kaio Jorge.
18-vjeçari që cilësohet si Firmino i ri dhe përveç italianëve ndiqet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha europiane, që janë vënë në garë për kartonin e tij. Brazilianët e Santosit e kanë bërë të qartë që futbollisti nuk largohet nga Brazili nëse në arkat e tyre nuk derdhet shuma e 50 milionë Eurove.
Kështu të gjithë pretendentët tashmë janë të paralajmëruar se për të arritur te Jorge nuk do të jetë aspak e lehtë. Gjithsesi “Zonja e Vjetër”, vazhdon ta monitorojë me kujdes të gjithë situatën.
Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur…
nga Albeu.com Rruga dytësore nga Casa Italia, konkretisht segmenti nga Spitali Hygeia deri te Megatek, është shndërruar në një simbol…
Gjatë sfidës së buxhetit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, një bisedë mes Brikenës dhe Mateos ka tërhequr vëmendjen…
Drejtoria e Burgjeve, ka reaguar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali gjatë kohës që po merrte mjekim.…
Ditën e sotme, i burgosuri në burgun e Durrësit, Altin Ndoci, 34-vjeç, me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë,…
Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari Altin Ndoci, ndodhej i shtruar…