Juventus vijon të hedhë hapa konkretë për të transferuar mesfushorin Brazilian të Barcelonës, Arthur Melo, teksa sipas mediave spanjolle, bardhezinjtë kanë marrë lejen të të nisur negociatat me përfaqësuesit ligjorë të futbollistit.
Aktualisht mesfushori fiton pak më tepër se 3 milionë euro në sezon dhe presidenti i Barcelonës nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën që i skadon në verën e 2024-ës, por duke qenë se lojtari nuk shihet si pjesë thelbësore e trajnerit Setien, po merr në konsideratë edhe shitjen e tij gjatë verës.
Tani klubi bardhezi do të provojë të arrijë një marrëveshje me vetë futbollistin dhe nëse gjithçka do të shkojë me sukses atëherë do të nisë punën për të gjetur një akord edhe me Barcelonën, që nga ana e saj këmbëngul për një shkëmbim me holandezin Mathijs De Ligt, të cilin e kërkoi që verën e kaluar.
Nga ana tjetër, sa i përket repartit të sulmit, në skenë orët e fundit ka dalë edhe emri i Duvan Zapatës, i cili prej disa sezonesh bën paraqitje mjaft të mira në kampionatin Italian dhe mund të transferohet për një shifër jo më të lartë se 50 milionë eurot.
Në këtë mënyrë drejtuesit e Juventusit mund të heqin dorë përfundimisht nga Mauro Icardi, kostoja e kartonit të të cilit përllogaritet rreth 100 milionë euro dhe për më tepër, edhe paga e argjentinasit është rreth dy herë më e madhe se ajo e kolumbianit të Atalantës.
Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…
Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…
Ditën e sotme, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave…
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, njofton ndarjen nga jeta të psikologes Ilirjeta Metushi, e cila prej…
Këtë të premte, Partia Demokratike, do të organizojë sot një ceremoni përkujtimore pranë bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari…