Juventusi i rikthehet një objektivi të vjetër në merkato. Bardhezinjtë nuk heqin dorë nga braziliani i Realit të Madridit Marcelo dhe janë futur fuqishëm në garën për të firmosur me anësorin e majtë të Los Blancos.
Sipas versionit online të gazetës madrilène Marca, kampionët e Italisë po përgatitin një ofertë për Marcelon.
Juventusi e ka kërkuar Marcelon edhe në verën e vitit 2018-të por në atë periudhë braziliani preferoi të qëndronte te Reali. Gjithsesi dëshira për t’u ribashkuar me shokun e tij të ngushtë Cristiano Ronaldon po e shtyn Marcelon të largohet nga Reali gjatë kësaj vere dhe të bëhet pjesë e Juventusit.
Marcelo ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022, ndërsa klubi bardhezi ka përgatitur një kontratë 4-vjeçare për brazilianin.
Ditën e sotme, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka folur nga Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të…
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në…
Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u…
Me datën 8 korrik 2025, në orën 12:00, Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë kërkesën e Erjon Veliajt, kryebashkiakut të…
Ish-banorja e "Big Brother Vip 4" Loredana Brati, është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, ka ndarë…
Ditën e sotme, mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Ky…