Categories: Uncategorized

Juventus – Napoli mbetet në pikëpyetje, skuadra e Gattusos nuk udhëton as sot drejt Torinos

Juventus-Napoli është shndërruar në një çështje shtetërore në Itali, me napolitanët nuk kanë udhëtuar drejt Torinos për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, pasi kështu janē urdhëruar nga Zyra Shëndetësore Rajonale.

Vendimi i kësaj të fundit erdhi menjëherë pasi dy futbollistët e Napolit, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas rezultuan të prekur nga koronavirusi, ndaj pjesa tjetër e lojtarëve janë urdhëruar të vendosen në karantinë në banesat e tyre.

Liga e Serisë A doli mbrëmë vonë me një deklaratë, ku tha se ndeshja nuk do të shtyhet, ndërsa klubi i Juventusit ndoqi të njējtën linjë, pasi deklaroi se do të zbresë në fushë, por as këto nuk e bindën De Laurentiisin të nisë skuadrën drejt Torinos.

Kjo pasi bosi napolitan mbahet fort pas urdhrit të autoriteteve shëndetësore dhe është i bindur qē edhe po e humbi ndeshjen në tavolinë, do ta rrëzojë vendimin në komisionet apeluese.

Protokolli parashikon që në izolim të vendosen vetëm lojtarët e prekur nga koronavirusi dhe të tjerëve u lejohet të shkojnë në stërvitje e ndeshje, por Zyra Shëndetësore Rajonale doli kundër këtii rregulli dhe theksoi se i takon asaj të kujdeset për shëndetin e napolitanëve.

Ndërkohë së fundi sekretari i Federatës Italiane të Futbollit, Lo Monaco deklaroi se gjithçka po shkon drejt shtyrjes së ndeshjes, vendim ky që pritet të komunikohet në orët e ardhshme nga Liga e Serisë A.

të fundit

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

2 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

24 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

44 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago