Ka raporte në Spanjë dhe Itali që Juventusi ka rënë dakord për kushtet me Barcelonën ashtu edhe me Luis Suarezin, kështu që transferimi është afër.
Sulmuesi ka pranuar një kontratë me Juven, një marrëveshje dy-vjeçare me opsionin për një vit të tretë me 10 milionë euro neto në sezon.
Tani klubi italian thuhet se ka arritur marrëveshje edhe me Barcelonën për Suarezin.
Sipas Goal.com, Tuttomercatoweb dhe media tjera, Barcelona është e gatshme ta lëshojë Suarezin të shkojë te Juventusi pa ndonjë tarifë transferimi.
Prandaj, Juve do të paguajë vetëm një tarifë nominale kompensimi prej rreth 1.5 milion euro, e ngjashme me marrëveshjen që Barca arriti me Sevillan për Ivan Rakitic.
Mundo Deportivo raportoi se Suarez do të jetë nesër në Konsullatën Italiane për të bërë një test gjuhe si pjesë e aplikimit të tij për pasaportë.
Ai është në gjendje të sigurojë një të tillë sepse gruaja e tij ka prejardhje italiane, kështu që pasaporta do t’i mundësonte atij të regjistrohej në Serie A si një lojtar i BE-së, duke mos marrë një nga vendet e kufizuara për lojtarët ekstra-komunitar.
Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është…
Një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra. Siç bën me dije Interpol…
Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin , pranë fshatit me emrin Paulesh. Ku një makinë ka përplasur…
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë…
Nicole Kidman dhe Dua Lipa ishin ndër yjet kryesorë që spikaten në sfilatën pranverë/verë 2026 të Chanel Haute Couture gjatë…
Teksa pjesa më e madhe e Evropës është duke u mbizotëruar nga politikat anti-emigrim, qeveria e koalicionit e udhëhequr nga…