Juventusi kërkon të blejë Federico Chiesën dhe talenti italian mezi pret t’u bashkohet bardhezinjve, ndërsa palët janë në luftë me kohën për të konkretizuar gjithçka brenda datës 5 tetor, kur edhe është afati i fundit i merkatos.
Sipas mediave në Itali, drejtuesit e bardhezinjve kanë arritur marrëveshjen me ata të Fiorentinës për ta marrë futbollistin në huazim me të drejtë blerjeje, që do të bëhej detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të caktuara.
Vlera e kartonit të futbollistit pritet të kapë shifrën e 50 milionë eurove, ndërsa vetë Chiesa pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Juventusin, nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro neto në sezon.
Gjithsesi merkatoja e klubit bardhezi është e bllokuar, pasi më përpara duhet të shiten disa futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e Andrea Pirlos, mbi të gjitha emra si De Sciglio, Douglas Costa dhe Daniele Rugani.
Kjo pasi në kushtet e vështira të shkaktuara nga pandemia, klubi bardhezi nuk mund të rrezikojë të shpenzojë shumë për pagat dhe të kalojë në aventurë me financat, pasi mund të bjerë pre e hetimit për shkelje të Fair Play-t Financiar.
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar. Sipas informacioneve…
Një avion që transportonte presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, kanë mbërritur në Stewart Air…
Përplasje të shumta kanë ndodhur në ditët e fundit dhe një prej tyre ishte dhe ajo e Brikenës me vajzat…
Stelina është banorja më e re Big Brother VIP 5. Ish-konkurrentja e Për’puthen, e cila kishte një lidhje me Keijsin,…
Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është përballur sërish ditët e fundit me trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh,…
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një intervistë ekskluzive për OraNews ka folur lidhur me Reformën "e ngrirë" Zgjedhore.…