Drejtuesit e Juventusit planifikojnë të ofrojnë një kontratë të re për sulmuesin Cristiano Ronaldo sipas të cilës ai do të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2023.
Kjo do të thotë që Ronaldo do të qëndronte te Juventus derisa të bëhej 38-vjeç.
Corriere della Sport’ raporton se Ronaldo është shumë i interesuar për të çuar më tej bashkëpunimin e tij dhe beson se ai ka shumë më tepër për të ofruar në botën e futbollit.
Fituesi i pesëfishtë i çmimit Topi i Artë besohet të ketë diskutuar këtë me agjentin e tij, Georges Mendes, gjatë ndarjes së çmimeve në Dubai.
Për këtë u informua edhe drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, dhe ai është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë të re tre-vjeçare me mundësinë e zgjatjes së një viti tjetër.
Besohet se vlera e kontratës mund të jetë 35 milionë euro në sezon.
Kontrata gjithashtu pritet të nënshkruhet në pranverë, kur Juventus ka një pasqyrë më të qartë të situatës së luftës së trofeve.
Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët u shpreh se po të kishte qeveri të vërtetë Delvina…
Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi i bëri apel sot banorëve të fshatrave Nartë dhe Skënderbegas të largohen nga…
Kanë mbërritur në Nartë përfaqësuesit më të lartë nga Abu Dhabi, të cilët në ndihmë të shtetit shqiptar kanë sjellë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për zjarret pas debatit që ka shpërthyer në rrjet se pse nuk blen…
Situata e zjarreve në bashkinë e Gramshit nga ora në orë po vijon të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Sipas informacioneve…
Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në emisionin “21 Gradë” në RTV21.…