Juventus është duke kërkuar një sulmues qendre për edicionin e ri.
Shumë emra të sulmuesve janë lidhur deri më tani me Juventusin, por asnjëri nuk është zyrtarizuar.
Alvaro Morata,Raul Jimenez, Arkadiusz Milik apo Edin Dzeko janë lidhur me një kalim te Zonja e Vjetër.
Gjithsesi emri i fundit që po qarkullon në mediat italiane është ai i sulmuesit kolumbian Duvan Zapata.
Sulmuesi kolumbian është dëshira e parë e trajnerit Andrea Pirlo për repartin ofensivë të Juventusit.
29-vjeçari prej disa vitesh është në formë të shkëlqyer duke shënuar e asistuar vazhdimisht.
Vetëm në edicionin e fundit Zapata ka shënuar 19 gola e ka bërë dy asistime në 33 takime zyrtare.
Juventus është gati të shpenzojë për të, ndërsa Atalanta i ka bërë me dije se për ta lënë të lirë sulmuesin duhen 55 milionë euro.
Gjithsesi interesim për lojtarin ka shprehur edhe skuadra tjetër italiane Roma që e sheh Zapatan si zëvendësues të boshnjakut Edin Dzeko.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…