Jurgen Klopp nuk ka kursyer lëvdatat për Marcelo Bielsa.
Marcelo Bielsa dhe Jurgen Klopp do të jenë rival këtë edicion në Premierligë, me skuadrën e Leeds United që siguroi promovimin.
Trajneri i Liverpool është shprehur së fundmi se trajneri i Leeds United është një inspirim, duke mos kursyer lëvdatat për të.
“E admiroj atë, por nuk isha kurrë aq afër tij sa që t’i tregoj se e ndjek”, ka thënë Klopp.
“Unë kam parë skuadrat e tij si luajnë, dhe ajo është e shkëlqyer. Pjesën tjetër e shoh nga gazetat”, shtoi gjermani.
“Unë e pëlqej atë, pa e njohur si personalitet. Ndoshta punëtori më i madh nga ne. Nuk mund të garojmë me të në atë sferë.”
“Shoh përpara takimin me të. Ai është inspirim për të gjithë trajnerët”, ishin fjalët e Klopp.
Leeds United dhe Liverpool përballen qysh në xhiron hapëse të Premierligës.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…