Categories: Uncategorized

Jasir Asani gjen golin me AIK (VIDEO)

Jasir Asani po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist te skuadra e AIK, duke treguar se e kërkon me ngulm fanellën e titullarit në radhët e saj.

Ish-futbollisti i Partizanit sot ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës me suedezët, në barazimin 1-1 përballë Rostov në ndeshjen e luajtur në Marbela të Spanjës.

Në minutën e 72-të të sfidës, me rezultatin 1-0 për ekipin rus, ishte pikërisht sulmuesi ai që fitoi me mjeshtëri një penallti pas një kontakti në zonë. Futbollisti rrëmbeu me shpejtësi topin duke bërë të qartë se do të godiste vetë nga pika e bardhë dhe ashtu bëri. Por tentativa e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Megjithatë, gjyqtari vendosi që penalltia të përsëritej pasi kishte pasur lëvizje para gjuajtjes së sulmuesit shqiptar e kështu Asani u vu përsëri para portierit në gjuajtjen nga pika e bardhë. Këtë herë ai nuk gaboi dhe dërgoi sferën në rrjetë, për të vrapuar më pas me shpejtësi dhe për ta shkelmuar larg nga inati, me sa duket i mërzitur që dështoi në tentativën e tij të parë drejt portës kundërshtare.

të fundit

“Femër mendjelehtë”, Edi reagon pas puthjeve të zjarrta mes Dolces dhe Limit

Së fundmi, në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, në qendër të vëmendjes është Dolce dhe Limi, pasi mes tyre…

10 minutes ago

La garën në mes, Ilir Vrenozi flet për herë të parë

Pasi la garën në “Big Brother VIP Albania 5”, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku…

18 minutes ago

Zbulohet ora/ Protesta kombëtare e PD-së, ja kur do të mblidhen demokratët para Kryeministrisë

Partia Demokratike do të zhvillojë të shtunën e 24 janarit protestën e radhës kombëtare. Bëhet me dije se tubimi do…

31 minutes ago

Zërat se është në pritje të ëmbël, Argjira vendos pikat mbi “i”

Thashethemet për një shtatzëni të mundshme të moderatores Argjira Spanca kanë pushtuar rrjetin gjatë orëve të fundit, duke përfshirë edhe…

32 minutes ago

Asllani ka një variant me shumë, një Kampion Bote interesohet për mesfushorin e Kombëtares

Kristjan Asllani po shqyrton variantet që ka për vazhdimin e karrierës së tij, teksa etapa te Torino tashmë duket e…

48 minutes ago

Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Burgut të Durrësit, Lamallari kërkon vlerësim të sigurisë dhe transferim të personave me rrezikshmëri të lartë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur ditën e sotme shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Ky vendim…

60 minutes ago