Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City këtë verë, sipas Michael Brown, ish-mesfushorit të të kaltërve.
Guardiola ka kontratë me City deri në vitin 2021 dhe ende nuk ka treguar përkushtim për ta zgjatur atë.
None found
Derisa drejtuesit e kampionit të Premierligës këmbëngulin se nuk e shohin të nevojshme të kërkojnë trajner të ri tani për tani, atë mund të detyrohen ta bëjnë një gjë të tillë nëse trajneri spanjoll vërtet vendos të largohet.
Pikërisht kjo pritet të ndodhë, sipas ish-mesfushorit të City, Brown, i cili beson se Pep do t’i japë fund qëndrimit të tij në Etihad pas gjashtë muajve.
“Mendoj se ai (Guardiola) do të largohet në fund të sezonit”, tha Brown për Radio 5 Live.
“Shefi ekzekutiv Fran Soriano ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe se e sheh Guardiolën pjesë të planeve. Por gjuha e trupit të tij ka ndryshuar së fundmit për atë se çfarë ka arritur, pasi i ka arritur synimet dhe duket se ai do të largohet”, shtoi Brown.
Guardiola e ka pranuar se nuk e ka për ngut vazhdimin e kontratës me City dhe njihet për largimet e befasishme tamam në kulmin e suksesit.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…