U duk se gjendja te Milani po shkonte drejt përmirësimit dhe Pioli me Ibrahimovic në majën e sulmit kishte gjetur “ilacin” për të marrë rezultate pozitive.
Humbja kundër Interit teksa kryesonin pjesën e parë me rezultatin 0-2, ka lënë një shije të keqe.
Duke folur për gjendjen aktuale të skuadrës, ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni, ka folur mbi derbin e Milanos si dhe ka deklaruar se pavarësisht impaktit pozitiv të Ibrahimovich, nuk është diçka serioze që një klub i cili kërkon të kthejë lavdinë, të investojë te një futbollist pa të ardhme.
“Në pjesën e parë të ndeshjes kundër Interit, kuqezinjtë e mbuluan mirë fushën, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka. Zlatan ka cilësi, por nuk mund të ndërtohet e ardhmja duke u bazuar tek ai”.
“Është 38 vjeç e nuk është e mendueshme t’i kërkosh që të udhëheqë skuadrën për shumë kohë”.
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…