Categories: Uncategorized

Ish-trajneri i Tottenham: Mourinho nuk ka shkopin magjik

Ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se forma e dobët aktuale e Tottenhamit nuk është për shkak të trajnerit Jose Mourinho, por për shkak të disa problemeve më të thella që s’mund të ndreqen brenda natës.

Që kur e zëvendësoi Mauricio Pochettinon, ish-trajneri i Manchester Unitedit dhe Chelseat ka dështuar në tentimin për ta kthyer Tottenhamin në formën e vet më të mirë, përderisa klubi londinez për momentin radhitet në pozitën e gjashtë në Premierligë.

Të lidhura

None found

Tottenhami s’ka arritur të sigurojë fitore që tri ndeshje radhazi dhe pësoi disfatë në ndeshjen e fundit të ligës, me rezultat 1:0, kundër Southamptonit, duke e nisur kështu keq vitin 2020.

Për Redknappin është e qartë se diçka nuk po shkon mirë brenda klubit dhe se cilido trajner, përfshirë këtu edhe Mourinhon, do të kishte probleme me skuadrën.

“Tottenhami po kalon nëpër një fazë të çuditshme, në fakt po flasin për një periudhë mjaftueshëm të vështirë kur e shikon”, ka thënë Redknapp, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“25 ndeshjet e fundit me Pochettinon në krye vërehej ky ndryshimi në formë. Në fillim gjërat po shkonin shumë mirë dhe pastaj papritmas erdhi një ecuri e dobët. Jose ka ardhur, ne e dimë rekordin e tij, është i mrekullueshëm. Por, askush s’ka shkop magjik dhe për momentin ekipi s’po duket mirë”.

“Rezultati në Southampton ishte i keq, skuadra i ka bërë disa paraqitje të dobëta. Por, ata do ta ngrenë nivelin për ndeshjen kundër Liverpoolit. Do të tentojnë t’i japin fund ecurisë së Liverpoolit pa disfatë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, pa pikë dyshimi”.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

20 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

28 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

55 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago