Categories: Uncategorized

Ish-presidentit të Real Madridit që vdiq nga Koronavirusi nuk i gjendet trupi

Ashtu si Italia, edhe Spanja po kalon një kaos të vërtet prej Koronavirusit, por mesa duket në shtetin iberikas paniku është në nivele ekstreme, aq sa dje ka ardhur një denoncim që është pak ta quash thriller.

Autorësia i përket djalit të Lorenzo Sanz, ish-presidentit të Realit të Madridit, i cili humbi jetën më 21 mars, pas infektim me COVID-19.

Gjatë një ndërhyrjeje të kërkuar në emisionin “Salvame”, ai ka zbuluar se arkivoli që mbante brenda kufomën e babait të tij nuk gjendet dhe në këtë mënyrë, djali i Lorenzo Sanz ka bërë një apel për ndihmë që trupi i pajetë të gjendet dhe t’i rikthehet sa më shpejt familjes në mënyrë që ajo të procedojë jo me varrosjen, por me djegien në krematorium, pas një vendimi të marrë nga familja.

Funerali i ish-presidentit të Realit të Madridit ishte programuar që të bëhej më datë 24 mars, por pas kësaj vonese, të ardhur si rrjedhojë edhe e kolapsit me të cilat po përballen edhe agjencitë funerale në Spanjë, pas vdekjeje të shumta, arkivoli jo vetëm që nuk mbërriti asnjëherë në familjen Sanz, por ndërkohë askush nuk duket se është në dijeni se ku ai ka përfunduar.

Prandaj, djali ka dashur që të bëjë një apel “live” në media për të gjetur kufomën dhe më pas të bëhet edhe ceremonia në crematorium e ish-presidentit të Real Madridit.

të fundit

Altin Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm, duhet të veprojmë me vendosmëri

Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u…

16 minutes ago

Hetimet ndaj Veliajt/ Sot në GJKKO raportojnë prokurorët e SPAK-ut për informacionet dy mujore, ja kur do paraqitet në Gjykatën e Lartë

Me datën 8 korrik 2025, në orën 12:00, Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë kërkesën e Erjon Veliajt, kryebashkiakut të…

57 minutes ago

E lënduar nga Jozi, Loredana flet me lot në sy dhe me zemër të thyer për gjendjen në të cilën ndodhet

Ish-banorja e "Big Brother Vip 4" Loredana Brati, është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, ka ndarë…

1 hour ago

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

  Ditën e sotme, mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Ky…

2 hours ago

Në 2024 popullsia e re në moshë pësoi tkurrje, Shqipëria me 29 mijë të rinj më pak

Vetëm për një vit nga 2023 në 2024, popullsia e re në moshën 0-29-vjeç u tkurr me 29 mijë e…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 83.7 lekë dhe do të shitet me…

2 hours ago