Koronavirusi ka shkaktuar një kaos në botën e futbollit duke paralizuar gjithçka.
Ish-presidenti bardhezi, Cobolli Gigli ka pasur kritika për futbollistët e Juventusit që u larguan për në vendlindje pas shpërthimit të pandemisë dhe pezullimit të Serie A.
None found
Ish-numri një i Juventusit foli për mikrofonat e “Radio Punto Nuovo”, duke nënvizuar sjelljen e lojtarëve: “Tani është e lehtë për të kritikuar, por e parë nga jashtë, nuk e kuptoj pse këta lojtarë u larguan nga Italia. Në kthim, shpresoj sa më shpejt që të jetë e mundur, do të jetë e vështirë të rifillojnë, sepse ata do të duhet të bëjnë karantinë 14-ditore”.
Sipas Cobolli Gigli, klubi duhej t’i kishte penguar lojtarët e tij që ta linin karantinën. Mbi të gjitha, Ronaldo, i pari që e la Italinë për t’u rikthyer në Madeira e tij.
“Situata u ndërlikua me Ronaldon, i cili ishte i pari që u largua, duke u justifikuar me nënën e sëmurë. Por, pastaj vetëm tregoi veten, duke marrë rreze dielli në një pishinë të madhe. Në këtë pikë, pasi klubi kishte bërë lëshim me Ronaldon, edhe Higuain duhej të shkonte te nëna. Po kështu, edhe dikush tjetër duhej të largohej dhe situata u përkeqësua”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…