Federico Chiesa pritet të jetë kryefjala e merkatos në Serinë A këtë verë, me sulmuesin Italian që kërkohet me ngulm nga Juventusi e Interi, por edhe skuadra të tjera europiane si Bayern Munchen e Tottenham.
Juventusi provoi deri në fund verën e kaluar, por presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso bllokoi marrëveshjen duke vënë veton dhe mbajtur sulmuesin e talentuar edhe për një tjetër vit në “Artemio Franchi”.
None found
Në një intervistë për mediat ditën e djeshme, presidenti i skuadrës toskane, Commisso deklaroi se Chiesa ka ende edhe disa vite kontratë me Fiorentinën dhe se nuk do të largohet këtë verë, por nuk ka të njëjtin mendim Matteo Renzi.
Ish kryeministri i Italisë, që më herët ka qenë edhe kryebashkiak i Firences, në një intervistë live në Instagram, deklaroi se sipas informacioneve që disponon, Federico Chiesa do t’i bashkohet Interit këtë verë.
“Lexoj një koment në lidhje me të ardhmen e Chiesës. Unë e di ku do të shkojë. Do t’i bashkohet Interit. Informacione e mia më thonë që do të transferohet te zikaltrit”, tha Renzi.
Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj AEK-ut, duke triumfuar me rezultat 5-1 në një ndeshje ku skuadra angleze dominoi…
Policia shqiptare e mbaroi të gjithë gazin lotësjellës që kishte në magazinat e policisë, duke e hedhur kundër studentëve dhe…
Përfaqësuesi i Letonisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së…
Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka…
Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zhvillimet institucionale në Kosovë, duke riafirmuar…
"Për dy vjet, qeveria e OBRM-PDUKM-së ka treguar se nuk di ta drejtojë vendin, dhe pakënaqësia tek qytetarët është duke…