Në shtatëmbëdhjetë vjet karrierë, Eduardo Iturralde Gonzalez ka gjykuar qindra ndeshje dhe i është dashur të përballet me dhjetëra trajnerë. Dy, në veçanti, kanë lënë gjurmë, jo vetëm në La Liga, vitet e fundit: Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.
Ish gjyqtari foli për marrëdhëniet me ish-teknikun e Real Madrid (Mourinho) dhe Barcelonës (Guardiola) në “Carrousel Deportivo”: “Kur Real humbi 5-0 në Barcelona, ??në nëntor 2010, Mourinho erdhi të më urojë. Ai kishte provuar të kushtëzonte ndeshjen, ishte në faqet e para të të gjitha gazetave. Mirëpo në fund të ndeshjes unë i thashë: “ këtu ka vetëm një gjel dhe ai nuk je ti, por unë”.
None found
Megjithatë, arbitri i njohur u shpreh se me Mourinhon kishte një marrëdhënie të mirë, ndërsa për sa i përket ish-trajnerit të Barcelonës, Gonzalez tha se ishte shumë e vështirë për ta menaxhuar.
“Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Mourinho. Nga ana tjetër, Guardiola ishte shumë më I vështirë për tu menaxhuar, ishte shumë më delikat për gjyqtarët. Kur protestonin te asistentët, ishte shumë më e lehtë të kontrolloje Mourinho sesa Guardiolan. Ishte epoka më e ndërlikuar përsa i përket tensioneve. Në të shumtën e rasteve lojtarët përpara ndeshjeve takohen dhe përshëndeten me njëri –tjetrin, mirëpo në periudhën e Mourinhos dhe Guardiolas, ata as nuk shikoheshin në sy.
Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…
Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Bashkimit të Prizrenit, duke e mposhtur me rezultat 105:86 në kuadër…
Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…
Manchester United dhe Aston Villa kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier, e…
Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”,…