Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka këmbëngulur se ai dhe lojtarët e dinin që do ta mposhtnin Interin në javën e 24 të Serie A.
Lazio e mposhti Interin 2:1 me rikthim, falë golave nga Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic në pjesën e dytë, pasi zikaltrit kishin kaluar të parët në epërsi përmes Ashley Young.
None found
Kjo nënkupton se Lazio është tani skuadër e pamposhtur në 19 ndeshjet e fundit në ligë, pasi humbjen e fundit ia kishte shkaktuar pikërisht Interi në shtator.
“Ne luajtëm shumë mirë kundër një skuadre shumë të fortë, e cila e kishte humbur vetëm një ndeshje në 24 xhiro deri tani këtë sezon. Ne jemi duke e ruajtur një tempo të jashtëzakonshme”, tha Inzaghi.
“Ne bëmë një paraqitje madhështore sonte dhe ishim shumë të bindur se do të fitonim saqë ia lejuam Interit disa kundërsulme të shmangshme në pjesën e parë”, shtoi ai.
Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…
Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…