Inter mendon seriozisht për Paul Pogbanë. E zbulon në numrin e sotëm “Gazzetta dello Sport”, që gjithsesi shkruan se është herët për të folur për bisedime konkrete. Janë disa fakte që mund të favorizojnë transferimin e kampionit në fuqi të botës te ziklatrit.
Një prej tyre ka të bëjë me dëshirën e çmendur të presidentit Zhang për të ngushtuar edhe më tej hendekun me Juven, duke nënshkruar me një futbollist shumë cilësor e që dikur ka qenë pjesë e “Zonjës së Vjetër”. Edhe paga e lartë e mesfushorit (rreth 17 milionë euro në sezon) nuk është një pengesë e pakapërcyeshme.
None found
Pogba ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitit 2021 dhe një dekret i ri i qeverisë favorizon mbërritjen e të huajve në Itali, shkruan “Gazzetta Dello Sport”. Sigurisht që do të jetë e vështirë arritja e një marrëveshjeje me Manchester United për çmimin e kartonit, por ziklatrit kanë në përbërje lojtarë të tjerë të rëndësishëm që mund t’I përfshijnë në bisedime për të rritur ofertën dhe bindur anglezët.
Për Interit nuk do të jetë e lehtë as mposhtja e konkurrencës së Real Madridit, që sipas medieve agngleze po përgatit një ofertë prej thuasje 80 milionë euro për 27-vjeçarin francez, i cili ia ka bërë të qartë klubit të tij që nuk ka ndërmend të zgjatë kontratën.
Pogba e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll që verën e kaluar, por pas një viti situatat kanë ndryshuar, aq më shumë nga ndikimi i pandemisë COVID-19.
Një gjë është e sigurt: Pogba do të shkaktojë një “luftë” të ashpër në merkato mes klubeve të mëdha europiane.
Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…