Interi vijon të këmbëngulë për të marrë në Milano anësorin italo-brazilian Emerson Palmeiri, ndërsa sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit zikaltër kanë bërë një tjetër hap përpara, duke prezantuar një tjetër ofertë para drejtuesve homologë londinezë.
Te Chelsea pretendojnë 30 milionë për kartonin e Emerson, ndryshe nga 20+5 që pati ofruar Interi më herët, ndërsa mësohet se orët e fundit Marotta e Ausilio kanë shprehur gatishmërinë për të paguar 30 milionë euro, me kushtin që të marrin në huazim 1-vjeçar sulmuesin francez, Olivier Giroud.
None found
Ideja e drejtuesve zikaltër është që me 30 milionë euro të blejnë përfundimisht kartonin e Emerson Palmeirit dhe të marrin në huazim me të drejtë blerjeje sulmuesin kampion bote, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Franck Lampard.
Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira, pasi kohët e fundit janë ulur shpesh në bisedime për emra të ndryshëm dhe për më tepër, si Giroud ashtu edhe Emerson nuk bëjnë pjesë në projektin e trajnerit të Chelseat, ndaj londinezët duan të lirohen prej tyre.
Nga ana tjetër zikaltrit do të kompletonin krahun e majtë me Emerson dhe Ashley Young, por njëkohësisht do t’i vinin trajnerit Conte në dispozicion edhe një sulmues të katërt me shumë eksperiencë, i gatshëm të kontribuojë sa herë që mungojnë titullarët.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…