Categories: Uncategorized

Interi synon majat, zbulohet lista e lojtarëve që kërkohen në merkato

Ndonëse po zhvillon ndeshje mjaft të mira në fushë, Interi është eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Italisë, ndërsa edhe në kampionat është thuajse jashtë gare, duke qenë se e shikon veten 9 pikë larg Juventusit kryesues, kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje për t’u zhvilluar.

Në merkaton e kaluar, në dispozicion të Antonio Contes erdhën disa futbollistë, që ndryshuan tërësisht formacionin e zikaltërve, por duket se një pjesë e mirë e tyre nuk kanë eksperiencë ndërkombëtare dhe u mungon mentaliteti fitues, ai që bën diferencën në ndeshjet e rëndësishme.

Të lidhura

None found

Pikërisht për këtë arsye, Ausilio dhe Marotta kanë filluar të mendojnë për afrimin e futbollistëve të talentuar, por mbi të gjitha me eksperiencë në nivelet ndërkombëtare, ndërsa emri që kryeson listën është ai i marokenit të Borussias së Dortmundit, Achraf Hakimi, i cili pas 30 qershorit do të jetë pjesë e Realit të Madridit, që ka pronësinë e kartonit të tij.

Madrilenët kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa në garë përveç Interit, janë edhe Borussia Dortmund e Bayern Mynih, ndaj një rol të rëndësishëm do të luajë vetë dëshira e lojtarit, që duket se preferon skemën 3-5-2 të Contes, ku mund të shprehet më mirë dhe të ketë më shumë liri për të sulmuar gjysmëfushën kundërshtare.

Përveç Hakimit, zikaltrit po provojnë të bindin edhe belgun Jan Vertonghen, i cili do të jetë lojtar i lirë pas 1 korrikut dhe Marotta e Ausilio duan ta vënë në dispozicion të Contes, duke qenë se është lojtar i lirë dhe nuk duhet shpenzuar asgjë për kartonin e tij.

Vertonghen është një njohës mjaft i mirë i rreshtimit me tre mbrapa dhe për më tepër, luan prej disa sezonesh në nivele ta larta, ndaj pavarësisht moshës 32-vjeçare, do të ishte i vlefshëm për skuadrën e Contes, për të paktën një apo dy sezonet e ardhshme.

Sa i përket mesfushës, objektivi i vërtetë është Sandro Tonali dhe për të Interi vijon negociatat me Brescian, që momentalisht nuk ka ndërmend të ulë pretendimet nga 50 milionë euro, ndërsa zikaltrit po negociojnë për të përfshirë edhe një apo dy lojtarë të rinj në marrëveshje, për të ulur shifrën e parave që duhen paguar kesh.

Megjithatë edhe italiani nuk është se ka eksperiencë për t’u vlerësuar, pasi është vetëm në sezonin e tij të parë në Serinë A, ndaj Conte vijon të këmbëngulë për afrimin e Arturo Vidal, që bashkë me Eriksenin e afruar në janar, do të shtonin ndjeshëm si përvojën, ashtu edhe cilësinë në skuadër.

Megjithatë e ardhmja e mesfushorit kilen varet shumë nga ajo e Radja Nainggolan, i cili do të rikthehet te zikaltrit në fund të muajit korrik dhe nëse nuk do të gjendet një sistemim për belgun, atëherë Interi nuk mund të afrojë edhe Vidal, duke qenë se të dy futbollistët kanë karakteristika të ngjashme dhe nuk mund të jenë pjesë e të njëjtës organikë.

Sa i përket sulmit, zikaltrit janë në pritje të vendimit të Barcelonës për Lautaro Martinez dhe nëse katalanët do të vendosin blerjen e tij, atëherë Marotta dhe Ausilio do të provojnë afrimin e brazilianit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus, kartoni i të cilit kushton rreth 70 milionë euro dhe paga aktuale është vetëm 5 milionë euro në sezon.

Gabriel Jesus ka humbur besimin e Guardiolës dhe nuk është më i pazëvendësueshëm te Manchester City, ndërsa Conte e shikon si njeriun ideal për të luajtur në krah të Lukakut, pasi ka shpejtësi dhe teknikë të lartë, ndryshe nga belgu që e plotëson me fizik dhe vizion për lojën.

Të gjithë këta emra janë në listën e Contes dhe drejtuesve zikaltër, që duan të rikthehen me patjetër te trofetë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ndonëse edhe këtë vit nuk janë dorëzuar as për kampionatin dhe as për Ligën e Europës, që do të luhet në muajin gusht.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

3 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

4 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

6 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

6 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

6 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

6 hours ago