Categories: Uncategorized

Interi refuzon një tjetër mega-ofertë nga Barcelona për Lautaron

Barcelona e ka me ngut për të transferuar Lautaro Martinez në Camp Nou. Është 22-vjeçari i Interi objektivi kryesor i Barçës në merkato pasi blaugranat shikojnë te argjentinasi të ardhmen e sulmit dhe një zëvendësues ideal të Luis Suarez që është në vitet e tij të fundit të karrierës.

Gazeta katalanase Sport.es shkruan se oferta e fundit e Barçës për Interin ka kapur shifrën e 60 milionë eurove plus kartonat e dy futbollistëve Junior Firpo dhe Tobido, ofertë që nuk ka ngrohur aspak drejtuesit zikaltër me Marottën dhe Ausilion që e kanë refuzuar menjëherë. Lautaro Martinez ka një klauzolë largimi nga Interi prej 111 milionë eurosh, shifër që Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë për shkak të krizës ekonomike nga COVID-19.

Të lidhura

None found

Në pamundësi për t’i ofruar këto para cash Barça kërkon të përfshijë një ose dy futbollistë të tjerë në marrëveshje, por Marotta nuk lëviz nga kërkesat e tij teksa synon 70 deri në 80 milionë euro plus kartonat e Arthur Melos dhe mbrojtësit të djathtë Nelson Semedo pasi Junior Firpo dhe Tobido nuk i bindin zikaltrit.

Interi nuk do të lëvizë nga shifra e kërkuar dhe do të refuzojë çdo ofertë të Barçës për numrin 10 nëse nuk kënaq kushtet e zikaltërve. E kundrta mund të ndodhë vetëm nëse përfshihen në marrëveshje emrat e Antoine Griezmann dhe Arturo Vidal. Tashmë mbetet për t’u parë nëse kalimi i Lautaro Martinez te Barcelona do të kthehet në një nga telonevalat e kësaj vere apo do të mbyllet në kohë rekord me një fund të lumtur për të dyja klubet.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago