Interi ka vendosur të dërgojë skout në ndeshjen mes Veronës dhe Udineses për të vëzhguar nga afër qendërmbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën.
Javët e fundit është përfolur se Interi është shumë i interesuar për ta blerë 19-vjeçarin e kombëtares shqiptare, por do të përballet me konkurrencë të madhe nga klubet evropiane.
Sipas FCInterNeës.it, zikaltrit i kanë dërguar përfaqësuesit e vet për të vëzhguar Kumbullën në ndeshjen e sotme të Veronës kundër Udineses, e cila nis në orën 12:30.
Thuhet se edhe vet shqiptar dëshiron të kalojë në Inter, me gjithë interesimin e klubeve të mëdha si Manchester United, Chelsea e Borussia Dortmund.
Por nuk është vetëm Kumbulla talenti që Interi do ta vëzhgojë nga afër sot.
Sipas mediumit italian të afërt me klubin, zikaltrit do ta vëzhgojnë edhe Matteo Pessina.
Pessina ka rënë në sy këtë sezon duke bërë paraqitje të shkëlqyera për Veronën në një rol më të avancuar.
Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…
Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të…
Dashi Sot Hëna të fton të ngadalësosh ritmin, edhe pse Marsi brenda teje të nxit të veprosh. Kjo është një…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se Gjermania mund të angazhojë forca ushtarake në një vend anëtar të NATO-s, fqinj me…
Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në disa zona të vendit, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze…