Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Itali, Sandra Zampa, i ka dhënë shpresë të gjithëve se derbi i Milanos me Interit dhe Milanit i programuar më 17 tetor mund të luhet me tifozë.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, ajo është shprehur se në rast se numrat e të prekurve shkojnë mirë, pra nuk rriten, atëherë ka shpresë që derbi i Milanos të luhet me tifozë.
“ Nëse numrat në lidhje me Koronavirusin janë mirë dhe nëse respektohen të gjitha rregullat me sukses, atëherë më 17 tetor derbi Inter-Milan mund të zhvillohet me praninë e tifozëve. Me hapjen e shkollave në do të shikojmë si do shkojë gjendja dhe më pas do të flasim edhe për hapjen e stadiumeve”, u shpreh Zampa.
Kujtojmë se Seria A për sezonin e ri nis më 19 shtator dhe sipas të gjitha gjasave do të luhet përsëri pa praninë e tifozëve.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…