Categories: Uncategorized

Immobile sot ka shansin të shkruaj historinë

Është një shans i madh që “Këpuca e artë” të kthehet në Serinë A.

Dhe këtë mund ta bëjë sot në mbrëmje, Ciro Immobile. Sulmuesi i Lazios mund të fitojë “Këpucën e Artë” të Serisë A, “Këpucën e Artë” të Evropës dhe mund ta thyejë rekordin e të gjitha kohëve, për gola të shënuara në një sezon të Serisë A.

Lazio do të ndeshte me Napolin në stadiumin San Paolo, pikërisht aty ku Gonzalo Higuain kishte shkruar histori si futbollisti me më së shumti gola të shënuara në një sezon të vetëm të Serisë A në histori, në maj të vitit 2016 kur kapi shifrën prej 36 golave.

Immobile shkon në këtë ndeshje me 35 gola të shënuara deri më tani këtë sezon, katër më shumë sesa Ronaldo, i cili mund edhe mund të mos jetë shumë aktiv në ndeshjen e sotshme të Juventusit, sipas deklaratave të fundit të trajnerit të bardhezinjve, Maurizio Sarrit.

Italiani Immobile jo vetëm që ka qenë golashënuesi më i mirë në ligën italiane, por asnjë futbollist s’ka arritur të shënojë më shumë sesa ai në asnjë ligë evropiane. Robert Leëandoëski i Bayernit ishte rivali i tij më i madh për Këpucën e Artë të Evropës, mirëpo tashmë Immobile e ka një gol më shumë sesa polaku virtuoz.

I vetmi lojtar që mund t’ia marrë Immobiles Këpucën e Artë të Italisë dhe të Evropës mbetet pretetendenti I përhershëm, Ronaldo, i cili megjithatë s’do ta ketë të lehtë ta bëjë këtë sepse do të duhej t’i shënonte të paktën pesë gola kundër Romës sonte.

Sa i përket rekordit si lojtari me më së shumti gola të shënuara në një sezon të Serisë A në histori, Immobiles i duhen dy gola sonte për ta thyer rekordin që ishte vendosur para katër vjetëve nga Higuain.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago