Categories: Uncategorized

Immobile bën “celibrimin” me Lazion, rinovon për 5 sezone

Pas dy sezonesh të vështira të kaluara mes Gjermanisë, Spanjës dhe Torinos, Ciro Immobile u transferua te Lazio në verën e 2016-ës dhe që atëherë nuk ka të ndalur me golat e tij, aq sa në 178 ndeshje me kryeqytetasit, numëron plot 125 gola të shënuar.

Në sezonin e fundit sulmuesi italian arriti të tundë rrjetën për plot 36 herë në kampionat, duke fituar edhe Këpucën e Artë në Itali e në Europë, ndërsa tani në moshën 30-vjeçare ka vendosur ta mbyllë karrierën te Lazio.

Të lidhura

None found

Kjo sepse pas disa muajsh negociata, më në fund Immobile dhe Igli Tare kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën aktuale dhe për ta zgjatur vlefshmërinë e saj deri në verën e 2025-ës, kur sulmuesi të ketë 35 vite mbi shpinë.

Mediat italiane raportojnë se me kontratën e re janë përmirësuar ndjeshëm edhe termat ekonomikë, si paga dhe bonuset që sulmuesi do të përfitojë gjatë qëndrimit të tij te skuadra bardhekaltër.

Pas sezonit të fundit, ku me meritë ia doli të rikthehet në Ligën e Kampionëve, Lazio synon të bëjë hapa të tjerë drejt rritjes së klubit dhe duket se gjithçka ka filluar me trajnerit Inzaghi e Ciro Immobilen, që do të jenë baza e skuadrës edhe për sezonet në vijim.

të fundit

Courtois rinovon me Realin, kontrata e re e lidh portierin belg me klubin deri në 2028

Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin belg Thibaut Courtois për vazhdimin e kontratës, duke siguruar qëndrimin e tij në…

3 minutes ago

Mesazhi i së bijës së Eli Farës në Instagram: “Mbaje kokën lart, mbretëreshë”, pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj Eli Fara.…

11 minutes ago

Rrahja e dy të rinjve në Saraj, BDI kërkon nga MPB publikimin e raportit të plotë policor

BDI kërkon nga MPB të publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy…

16 minutes ago

Elvana Gjata shtatzënë? Zbulohet emri që po përflitet si babai i fëmijës

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë,…

16 minutes ago

Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës: “E pamundur të bjerë nga krevati, ishte shumë larg dritares

Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga…

19 minutes ago

Naim Murseli contests life sentence at appeal on October 29, Liridona Ademaj’s family has also filed its appeal

Më 29 tetor në Apel shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, ankesë paraqiti edhe familja e Liridona Ademajt Më 29 tetor,…

20 minutes ago