Pas dy sezonesh të vështira të kaluara mes Gjermanisë, Spanjës dhe Torinos, Ciro Immobile u transferua te Lazio në verën e 2016-ës dhe që atëherë nuk ka të ndalur me golat e tij, aq sa në 178 ndeshje me kryeqytetasit, numëron plot 125 gola të shënuar.
Në sezonin e fundit sulmuesi italian arriti të tundë rrjetën për plot 36 herë në kampionat, duke fituar edhe Këpucën e Artë në Itali e në Europë, ndërsa tani në moshën 30-vjeçare ka vendosur ta mbyllë karrierën te Lazio.
Kjo sepse pas disa muajsh negociata, më në fund Immobile dhe Igli Tare kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën aktuale dhe për ta zgjatur vlefshmërinë e saj deri në verën e 2025-ës, kur sulmuesi të ketë 35 vite mbi shpinë.
Mediat italiane raportojnë se me kontratën e re janë përmirësuar ndjeshëm edhe termat ekonomikë, si paga dhe bonuset që sulmuesi do të përfitojë gjatë qëndrimit të tij te skuadra bardhekaltër.
Pas sezonit të fundit, ku me meritë ia doli të rikthehet në Ligën e Kampionëve, Lazio synon të bëjë hapa të tjerë drejt rritjes së klubit dhe duket se gjithçka ka filluar me trajnerit Inzaghi e Ciro Immobilen, që do të jenë baza e skuadrës edhe për sezonet në vijim.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…