Categories: Uncategorized

Ilda Bejleri nuk mban më: Mirë t’i bëhet, gënjeu për t’më marrë para! (FOTO LAJM)

Ndërkohë që media po zien nga lajmet për aksidentin e ndodhur mbrëmë në Tiranë ku dyshohet se moderatorja Ilda Bejleri ka përplasur me makinë një zonjë dhe është larguar, një reagim i fortë ka ardhur nga moderatorja sportive.

Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka reaguar me një shkrim të gjatë për aksidentin e djeshëm, ku u raportua se përplasi një zonjë të moshës 63-vjeçare pranë Drejtorisë së Policisë.

Të lidhura

None found

Bejleri ka treguar versionin e saj të historisë duke sqaruar se gjithçka ka thënë gruaja, e identifikuar si Enriketa Gjuzi, është mashtrim. Sipas moderatores, makina ishte e ndaluar dhe gruaja u rrëzua teksa po nxitonte për të kaluar rrugën.

“E di.. keni mllef për këdo sidomos për njerëzit që dalin në ekran! A u shfryt o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq për zonjën që si ndodhi asgjë, thjesht një shembje sepse po nxitonte dhe u rrëzua, po fundja edhe për kalimtarët ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojnë vijat e bardha! Apo jeni të lumtur sa mirë ju bë kësaj që u gjend rastësisht afër një zonje që endej mes makinave?!

Po kur makina ishte e ndaluar si vallë zonja qenka përplasur!? Apo po kërkon dëmshpërblim tani që i thanë “mund të përfitosh noj gjë”?! Shumë shpejt do publikojmë dokumentat e spitalit që zonja s’ka pasur asgjë, përveç një shembjeje në këmbë por pa kontakt me makinën, thjesht nga nxitimi me kalu sikur jetojmë në Afganistan!!

E rëndësishme është që zonja ka dal nga spitali dhe uroj ti vijnë dhe mendtë me atë rast e mos të degjoj njerëzit që po përfitojnë prej saj për disa klikime më shumë. Çdo gjë që ka thënë në atë telefonate ajo zonja është mashtrim. Dhe për këtë ka dëshmitar!”, shkroi Ilda në profilin e saj në Instagram.

Moderatorja theksoi se ditën e djeshme, u dorëzua në polici ku pa videon e aksidentit, dorëzoi makinën pa asnjë shenjë dhe u kthye sërish në shtëpi.

“Shfryni gjithë mllefin o njerëz por nëse ju vjen kaq keq blijini një shtëpi asaj zonjes që është dëmtuar nga tërmeti, ashtu siç kam ndihmuar unë të tjerë. Stop lajmeve fake!

Me gjithë respektin për moshën e zonjës në fjalë, por dhe mashtrimi është krim! Ndoshta mendojnë se do i jap disa lekë zonjës për të mbyllur gojën, por jo!

Dje vajta vetë në polici, pashë videon, lashë makinën pa asnjë shenjë në të dhe u ktheva në shtëpi njësoj po vetë, shumë e qetë me veten!”, vijoi Ilda.

Në fund, bëri të qartë se do të kujdeset për portalet që kanë mashtruar rreth aksidentit dhe bëri thirrje që kjo çështje të mbetet në dorë të policisë.

“E di, Shqipëria ka shumë halle po një nga hallet më të medha është që njerezit pa punë e që s’kanë jetë merren me jetën e tjerëve. Lërjani policisë të bëjë punën e vet, nëse ka një çështje!”, përfundoi Ilda Bejleri. /albeu.com/

të fundit

Maturantët po i drejtohen degëve me më shumë punësim, zbehet interesi për profilet tradicionale

Ndërsa maturantët janë në pritje të përzgjedhjes së preferncave te studimit për arsimin e lartë, orjentimi drejt degëve që ofrojnë …

4 minutes ago

Turist polak mbetet i bllokuar në Gjirin e Gjipesë, vijon operacioni i shpëtimit

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së…

8 minutes ago

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në Hekal të Mallakastrës

Një sipërfaqe prej disa hektarësh me shkurre dhe ullinj është djegur në fshatin Hekal të Mallakastrës [...]Read More...

11 minutes ago

Vala e të nxehtit deri në 35°C sjell mijëra pushues në plazhet e Vlorës

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra…

16 minutes ago

Egnatia hyn në provën e Champions League, kampionët thirrje tifozëve: Na mbështesni në këtë udhëtim evropian

Karim Loukili dhe Geralb SmajliPër Egnatian, ka ardhur tashmë koha për të dëshmuar veten në kualifikueset e Champions League [...]Read…

17 minutes ago

Milani siguron akordin paraprak me Antonio Silvën pas lëvizjes për Gonçalo Ramos

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Milani ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake për kushtet personale me mbrojtësin qendror…

19 minutes ago