Categories: Uncategorized

Ilda Bejleri nuk mban më: Mirë t’i bëhet, gënjeu për t’më marrë para! (FOTO LAJM)

Ndërkohë që media po zien nga lajmet për aksidentin e ndodhur mbrëmë në Tiranë ku dyshohet se moderatorja Ilda Bejleri ka përplasur me makinë një zonjë dhe është larguar, një reagim i fortë ka ardhur nga moderatorja sportive.

Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka reaguar me një shkrim të gjatë për aksidentin e djeshëm, ku u raportua se përplasi një zonjë të moshës 63-vjeçare pranë Drejtorisë së Policisë.

Bejleri ka treguar versionin e saj të historisë duke sqaruar se gjithçka ka thënë gruaja, e identifikuar si Enriketa Gjuzi, është mashtrim. Sipas moderatores, makina ishte e ndaluar dhe gruaja u rrëzua teksa po nxitonte për të kaluar rrugën.

“E di.. keni mllef për këdo sidomos për njerëzit që dalin në ekran! A u shfryt o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq për zonjën që si ndodhi asgjë, thjesht një shembje sepse po nxitonte dhe u rrëzua, po fundja edhe për kalimtarët ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojnë vijat e bardha! Apo jeni të lumtur sa mirë ju bë kësaj që u gjend rastësisht afër një zonje që endej mes makinave?!

Po kur makina ishte e ndaluar si vallë zonja qenka përplasur!? Apo po kërkon dëmshpërblim tani që i thanë “mund të përfitosh noj gjë”?! Shumë shpejt do publikojmë dokumentat e spitalit që zonja s’ka pasur asgjë, përveç një shembjeje në këmbë por pa kontakt me makinën, thjesht nga nxitimi me kalu sikur jetojmë në Afganistan!!

E rëndësishme është që zonja ka dal nga spitali dhe uroj ti vijnë dhe mendtë me atë rast e mos të degjoj njerëzit që po përfitojnë prej saj për disa klikime më shumë. Çdo gjë që ka thënë në atë telefonate ajo zonja është mashtrim. Dhe për këtë ka dëshmitar!”, shkroi Ilda në profilin e saj në Instagram.

Moderatorja theksoi se ditën e djeshme, u dorëzua në polici ku pa videon e aksidentit, dorëzoi makinën pa asnjë shenjë dhe u kthye sërish në shtëpi.

“Shfryni gjithë mllefin o njerëz por nëse ju vjen kaq keq blijini një shtëpi asaj zonjes që është dëmtuar nga tërmeti, ashtu siç kam ndihmuar unë të tjerë. Stop lajmeve fake!

Me gjithë respektin për moshën e zonjës në fjalë, por dhe mashtrimi është krim! Ndoshta mendojnë se do i jap disa lekë zonjës për të mbyllur gojën, por jo!

Dje vajta vetë në polici, pashë videon, lashë makinën pa asnjë shenjë në të dhe u ktheva në shtëpi njësoj po vetë, shumë e qetë me veten!”, vijoi Ilda.

Në fund, bëri të qartë se do të kujdeset për portalet që kanë mashtruar rreth aksidentit dhe bëri thirrje që kjo çështje të mbetet në dorë të policisë.

“E di, Shqipëria ka shumë halle po një nga hallet më të medha është që njerezit pa punë e që s’kanë jetë merren me jetën e tjerëve. Lërjani policisë të bëjë punën e vet, nëse ka një çështje!”, përfundoi Ilda Bejleri. /albeu.com/

të fundit

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

9 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

26 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

50 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

53 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago