Categories: Uncategorized

Ideja e çuditshme, anglezët do luajnë katër ndeshje në ditë në Wembley

Në Angli, pandemia e Koronavirusit nuk ka arritur akoma pikun, por 20 klubet e Premier League-s dëshirojnë të mbarojnë sezonin me çdo kusht dhe po studiojnë mënyrën më të mirë për ta bërë atë.

Siç raporton gazeta “The Sun”, kjo javë do të jetë vendimtare për rifillimin e garës, që ka shumë gjasa të ndodhë në qershor.

Të lidhura

None found

Duke pasur parasysh që ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, për të kufizuar rrezikun e infeksionit, sipas “Mirror”, Federata e Futbollit do të vinte në dispozicion stadiumin “Wembley”, ku do të luheshin 4 ndeshje në ditë.

“Reuters” gjithashtu zbulon se Qendra Kombëtare e Futbollit “St George’s Park” (ka 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli) do të vihet në dispozicion të klubeve, që mund ta përdorin atë si bazë trajnimi në karantinë, në mënyrë që të mbajë sa më të bashkuar lojtarët dhe stafet.

Në Angli duan me çdo kusht mbylljen e sezonit, teksa kanë mbetur edhe 92 ndeshje në total.

Jo vetëm për shkak të presionit të FIFA-s, por edhe për faktin se janë shumë para në lojë, veçanërisht nga të drejtat televizive.

Nëse nuk përmbyllet kampionati, klubet do të duhet t’i kthejnë “Sky Sports” plot 371 milionë stërlina dhe 50 milionë të tjera “BT Sports”.

Kjo do të ishte një goditje e rëndë për futbollin e pasur anglez.

Disa klube tashmë kanë lajmëruar lojtarët për rifillimin e stërvitjes më 11 maj.

Do të duhen tri javë përgatitje dhe më pas do të luhen ndeshjet e mbetura, me Liverpoolin që pret thjesht matematikën për t’u kurorëzuar kampion pas 30 vitesh.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

6 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago