Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ka thënë se ai do të qëndronte në Paris Saint-Germain me kënaqësi, pasi shënoi në het-trik në ndeshjen e së mërkurën në çerekfinale të Kupës së Ligës.
Gjatë fitores mbresëlënëse me rezultat 6:1 kundër Saint-Etienne, sulmuesi Mauro Icardi e dëshmoi sërish vlerën e tij për Paris Saint-Germaini, që arriti të kualifikohet në gjysmëfinale.
I huazuar nga Interi, argjentinasi i ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje për kampionin në fuqi të Ligue 1. Pas het-trikut, ai pretendoi se do t’i pëlqente të qëndronte në Francë.
“Ndihem shumë mirë në Paris. Nuk kam folur ende me klubin, por i kemi ende edhe katër apo pesë muaj të mbetur në këtë sezon”, u shpreh Icardi, pas ndeshjes.
“Kur sezoni të marrë fund në maj, ne do të ulemi në tavolinë dhe do të bisedojmë. Nëse unë do ta kem mundësinë për të qëndruar, do të jem i lumtur ta bëj këtë gjë”.
Argjentinasi u largua nga Interi pas një fundi kontrovers të karrierës së tij me zikaltrit dhe PSG-ja e ka opsionin për ta blerë futbollistin në mënyrë permanente gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.
26-vjeçari zbuloi së fundi se ai e shijoi shumë pjesën e parë të sezonit me klubin parisien dhe u shpreh i lumtur që ai dhe bashkëlojtarët arritën të kthehen nga pushimi dimëror me një fitore të madhe.
“Është një periudhë e mirë për mua dhe për skuadrën time. Ne kaluam shumë mirë në pjesën e parë të sezonit. E shfrytëzuam pushimin dimëror dhe është e mrekullueshme ta nisim vitin e ri me një fitore të tillë. Jam i lumtur me punën që po e bëjmë”.
Mesfushori italian Marco Verratti ishte plot lëvdata për paraqitjen e Icardit, duke thënë se ai është gjithmonë në dispozicion për ta pranuar topin gjatë ndeshjes.
“Ai kurrë nuk e prek topin sepse e di se topi do ta gjejë atë vetë. Dhe me atë top, ai arrin të shënojë”, tha Verratti, në një intervistë të dhënë për Canal+.
“Ai gjithmonë është në dispozicion për ta pranuar topin, kjo është karakteristika e tij kryesor. Ne nuk mendonim se ai do të kishte kaq shumë sukses. Është gjithmonë e vështirë të përshtatesh me një skuadër të re, por ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe ne shpresojmë ta vazhdojmë rrugën tonë në këtë mënyrë”.
Stade Reims, Olympique Lyonnais dhe LOSC Lille janë tri klubet e tjera që janë kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Francë.
Dashi Dashuria: Sot marrëdhëniet e zemrës do të favorizohen nga një hënë pozitive dhe do ta hidhni veten në krahët…
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka dhuruar një përballje dramatike, që përfundoi me fitore 4-3 për Interin,…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në “Report Tv” ka sqaruar deklaratën e tij referuar burrave me termin “çyryk”,…
Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas medias…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se është optimist se “shqiptarët do të ndahen nga e keqja e tyre”,…
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney konfirmoi se Presidenti Trump do të marrë pjesë në takimin e G7 në Kananaskis, Alberta…